Deputetë nga radhët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa Kuvendi shkoi në pauzë dhjetëminutëshe. Para hedhjes së gazit lotsjellës ishte duke folur deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti. Kuvendi shkoi në pauzë dhjetëminutëshe.Deputetja Teuta Haxhiu ka hedhur gazin lotsjellës dhe kjo ka bërë që të ndërpritet kjo seancë e jashtëzakonshme që është mbledhur ditën e sotme për të zgjedhur presidentin e Kosovës. Kujtojmë që kandidati për president të Kosovës është Hashim Thaci.












