Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën Lezhë – Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Forcat e policisë, pasi janë njoftuar për një burrë të shtrirë në tokë, kanë bërë të mundur identifikimin e menjëhershëm dhe arrestimin e shtetasit që shkaktoi aksidentin. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Në pranga është vënë 24-vjeçari Albert Preçi, banues në Valias të Tiranës.
Ky person po drejtonte mjetin tip “Golf”, me targë AA 587 LI. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor “ dhe “Largim nga vendi i ngjarjes ” parashikuar nga neni 290/3 dhe 273 i Kodit Penal.












