… Në Librarinë e Kongresit Amerikan fotografova këtë kopje të librit që ka mbetur në histori si ‘Bibla e Gutenbergut’, shtypur nga Johannes Gutenberg,njeriu që ndryshoi historinë e njerëzimit me shpikjen e shtypshkronjës …
… “Gutenberg e ka marre idenë nga ‘wine-press’, një lloj mjeti që përdorej për prodhimin e Venës”, na tha ciceronia, nji grue zonjë, – ‘Presa që shtypte rrushin për me e ba venë!’ …
…A po e shihni o njerëz që vetëm të mira ka gjithëherë prej Venës…Kjo vetëm përforcon atë bindjen shekullore se ka një lidhje mes Librit dhe Venës…











