Kuvendi i Kosovës pritet të zgjedhë sot Presidentin e ri të Republikës, që sipas të gjitha parashikimeve do të jetë Hashim Thaçi. Nga ana e saj, polica e Kosovës ka një prezencë të madhe në rrugët dhe për rreth institucioneve të Prishtinës.
Por, ky votim në Kuvendin e Kosovës do të shoqërohet ne protesta të opozitës, e cila e kundërshton Hashim Thaçin në krye të shtetit. Opozita ka paralajmëruar protestë në orën 10:00, me anë të së cilës pretendon dhe do të përpiqet që të ndalojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Ndërkohë Hashim Thaçi, pretendenti për president, bëri thirrje që simpatizantët e tij, në rast zgjedhjeje president, të rrinë dhe të festojnë nëpër shtëpitë e tyre për të evituar dhunën në rrugë.











