Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu ka dështuar. Shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrotjes, të cilët ndodhen në protest.
Nga na tjetër gjyqtari i cila kishte çështjen e Xhelal Mziut ka dhënë dorëheqjen.Kërkesa e gjyqtarit për dorëheqje do shqyrtohet nga kreu i Gjykatës së Apelit
Kreu i bashkisë së Kamzës është dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për shpërdorim, por ky vendim është apelur nga avokati i tij mbrojtës. Avokatët në të gjithë vendin sot ndodhen në ditën e tretë të protestës, pasi kundërshtojnë rritjen e sigurimeve shoqërore.











