• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR NISHANI */ “Bomba” në ambasadën sovjetike makabriteti i gjithë historisë së krimit diktatorial

admin by admin
26 February, 2016
in Politika
0
BUJAR NISHANI */ “Bomba” në ambasadën sovjetike makabriteti i gjithë historisë së krimit diktatorial
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 65-vjetorit të masakrës pa gjyq të 22 intelektualëve të pafajshëm, me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike më 22 shkurt 1951, sot paradite në Institucionin e Presidentit të Republikës, u zhvillua në kujdesin e Kreut të Shtetit, Konferenca Ndërkombëtare me pjesëmarrjen dhe praninë e familjarëve të viktimave të pafajshme të terrorit komunist për të cilët foli Gëzim Peshkëpia; të Ambasadorit të OSBE-së Florian Raunig; Ambasadorit gjerman Hellmut Hoffman; Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit Shtetëror Gjerman mbi Trajtimin e Periudhës së ish-diktaturës Komuniste Dr. Anna Kaminsky, e cila ishte e Ftuar Nderi; të Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa; të studiuesit dhe anëtarit të Bordit të ISKK-së Uran Butka, të përfaqësueses së Departamentit të Historisë së Fakultetit Histori-Filologjisë Enriketa Papa, të studentëve në emër të të cilëve foli Rigels Lenja; të Kryetarit të KLSH-së Bujar Leskaj; drejtues dhe përfaqësues të shoqatave të të përndjekurve politikë në Shqipëri; të akademikëve, profesorëve dhe studentëve.
bn3_copy_1Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi me
Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” familjet e 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist në mesnatën e 26 shkurtit 1951, respektivisht familjarët e: Sabiha Kasimatit; Tefik Shehut; Jonuz Kacelit; Lluka Rashkoviçit; Thoma Katundit; Manush Peshkëpias; Hekuran Trokës; Myftar Jegenit; Anton Delhysës; Pandeli Novës; Pjerin Guraziut; Haki Kodrës; Gjon Temalit; Gafurr Jegenit; Zyhdi Herrit; Mehmet Ali Shkupit; Fadil Dizdarit; Ali Qorralliut; Niko Lezë; Petro Konomit; Qemal Kasoruhos dhe Reiz Selfos me motivacionin:
“Në vlerësim të vuajtjeve dhe qëndresës ndaj diktaturës, si dhe moralit të lartë të treguar në dekada përballë përndjekjes dhe represionit komunist. Në kujtesë të shembullit të këtyre familjeve, si një model i vlerave kombëtare, që duhet mbajtur gjallë për brezin e ri”.

Fjala e plotë e Presidentit Bujar Nishani


bn2_copy_1“Së pari, dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për organizatorët e këtij aktiviteti: Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë! Dëshiroj njëkohësisht të falënderoj në mënyrë të veçantë familjarët, trashëgimtarët e atyre personaliteteve që zgjodhën së bashku me organizatorët, Institucionin e Presidentit të Republikës për të zhvilluar këtë Konferencë dhe ceremoni në kujtim të atyre personaliteteve, dhe mbi të gjitha të bazuara në themelin e një mesazhi që sot të gjithë transmetoni në këtë sallë të mos harresës.
Ka një realitet diametralisht të kundërt të asaj kohe të dhimbshme, të tmerrshme dhe barbare në krahasim me ditët e sotme. Nëse Presidenti i asaj kohe, Omer Nishani, dekretonte ekzekutimet e atyre njerëzve, – natyrisht përveç koincidencës së mbiemrit, nuk ka asnjë lidhje mes nesh – sot Institucioni i Presidentit të Republikës është i juaji. Është i juaji për të dhënë mesazhin se ne nuk harrojmë. Mbi të gjitha, në këtë fjalë dhe mesazhin tim do të doja të inkurajoj përpjekjet, që të gjithë këta organizatorë të kësaj veprimtarie kanë bërë me atë ndjenjë fisnike që ata kanë të luftës kundër harresës.
Harrimi, që sugjerojnë moralistët e vonuar apologjetë të maskuar të diktaturës, të cilët nga njëra anë predikojnë harrimin e krimeve, dhe nga ana tjetër paraqesin me një mijë mënyra një të kaluar si u intereson atyre, nëpër ekrane të caktuara, kujtime kriminelësh nëpër gazeta, harrim që kurrsesi nuk duhet injoruar dhe toleruar. JO, ne themi nuk harrojmë! Nuk mund të harrojmë.
Nuk duhet të harrojmë! Nuk kemi arsye të harrojmë. Viktimat e drejtpërdrejta të krimit barbar, të pushkatuarit, të varurit në litar, të vdekurit nën tortura, s’janë më. Por të afërmit e tyre, disa prej të cilëve ndodhen sot në këtë sallë, dëshmitarët e mbetur gjallë të tmerreve të pafundme të dergjjes me dhjetëra vite nëpër internime e burgje, janë prova e gjallë që thërret për mos-harrim.
Na ka mbledhur këtu më e pakta që mund të bëjmë për viktimat. Na ka mbledhur sot këtu, një shkak madhor, një detyrim i paevitueshëm, një borxh i pashmangshëm, një arsye shumë e lartë: kushti universal për ekzistencë dhe zhvillim, ajo pa të cilën e tashmja është tepër e vështirë dhe e ardhmja e pamundur – Kjo është kujtesa!
E ashtuquajtura hedhje e bombës në ambasadën sovjetike, ky episod kriminal i stisur në katakombet e fshehtësisë kriminale diktatoriale, me një bombë inekzistente që shkaktoi shumë më tepër viktima se do shkaktonte një bombë e vërtetë, ndryn brenda vetes aq lëndë diktatoriale, sa pa drojë mund të thuhet se brenda makabritetit të kësaj ngjarjeje është e shkruar pothuaj e gjithë historia e krimit diktatorial, karakteristikat më kriminale, tiparet më absurde, deliret më të çmendura, deformimet më të përçudnuara, që e karakterizuan diktaturën. Dyshimi, frika, pabesia, dredhia, dinakëria, intriga, manipulimi, mashtrimi: që të gjitha janë atje, tek ajo ngjarje, në qëllimin, shkakun, pasojën, dinamikën, autorët, e atij krimi diabolik. Gjithçka është inkapsuluar në atë ngjarje si simbol i egërsisë dhe i barbarisë së atij sistemi.
Ngjarja në fjalë ka një tipar specifik domethënës. Siç dihet çdo dukuri, e mirë apo e keqe, e tillë apo e atillë, ka dinamikën e vet, fazat e veta të konsumimit, fillimin, kthesat, vazhdimin, mbarimin. Ngjarja kriminale me të ashtuquajturën ‘bombë në Ambasadën Sovjetike’ përbën një moment deçiziv, një kthesë, një kulminacion të një lloji të veçantë në dinamikën e historisë së diktaturës shqiptare: Burra dhe gra totalisht të pafajshëm të cilëve sistemi u grabiti jetën. Dhe nuk u mjaftua vetëm me aq dhe me ta. Familjet e tyre u persekutuan e u degdisën në skutat e Shqipërisë ku të braktisur mbijetonin thjesht për bukën e gojës pa i mëshiruar asnjëherë deri në ndërrimin e sistemit. I gjithë ky kalvar i pamerituar ishte një krim i mirëfilltë, që kurrë nuk duhet harrur dhe ai nuk ishte një gabim i rëndomtë njerëzor.
Para asaj ndodhie, diktatori dhe ndjekësit e tij kishin bërë goxha rrugë drejt krimit, i kishin lyer tashmë duart me gjak, por gjithsesi deri para asaj ngjarjeje, qëllimin e vërtetë nuk e kishin shpallur, duart e përgjakura i fshihnin, ende nuk e kishin shfaqur të tërë tragjizmin demoniak që bartnin në ndërgjegjet e sterrosura të tyre, ende se kishin treguar plotësisht fytyrën shtazarake, ende kishin një farë ndrojtje se çfarë qëllimesh kishin në të vërtetë, se ku donin të arrinin. Ajo çetë vrastare me në krye diktatorin gjakatar që pas lufte morën peng Shqipërinë dhe shqiptarët, këtë rast e shfrytëzuan si pikë kthese, si moment të volitshëm për të larguar çdo dyshim, për të zhdukur çdo lëkundje, për ta ndarë mendjen një herë e mirë dhe për vazhduar të shkonin atje ku ishin nisur: në stalinizimin e thellë, në krimin pa kthim, në kasaphanën pa dallim, ku djalli pasi shqyen bijtë e vet, nuk e ka problem të thotë me mburrje: jam djall, jam i zi, e kam për nder!
Pas kësaj ngjarjeje ata i flakën të gjitha maskat. U zbuluan tërësisht. I dhanë fund selektivitetit. Vranë viktimat e bombës së sajuar. Mbyllën sytë dhe nisën të masakronin cilindo që u dilte përpara ose u dukej se u kishte zënë rrugën. Internuan e burgosën gjithkënd që u fanepsej nëpër ëndrra. Nuk bënë më asnjë dallim as për shokë lufte, as familjarë, bij, bija, nipër, mbesa, farefis e kështu me radhë. Pra nisën rrugën e pandalur drejt humnerës së pashmangshme ku përfundojnë të gjithë diktatorët për t’u mbytur në pellgun e gjakut që derdhin vetë.
Makabriteti që përkujtojmë sot vetvetiu të sjell ndërmend një çështje madhore: qasjen ndaj krimeve të së kaluarës diktatoriale. Qasjet janë nga më të ndryshmet. Ne e dimë se çfarë do bëjmë dhe e dimë se si do ta bëjmë. Natyrisht që nuk do merremi gjithë kohën me të kaluarën, se do ishte e tepërt dhe kontraproduktive. Nuk do merremi as gjithë kohën me të tashmen e të ardhmen, se nuk bën sens dhe do të ishte pa logjikë. Ajo që do bëjmë, mendoj unë dhe sa mundemi po e bëjmë, është së pari, të mos harrojmë. Të mos harrojmë se ciflat e asaj bombe inekzistente ende vrasin, ende gjakosin, ende ndotin. Të mos harrojmë ato bij e bija, sidomos gratë, nënat, vajzat e atyre familjeve që u iku jeta burgjeve dhe baltërave të internimeve. Të mos harrojmë se në një vend ku plagët ende rrjedhin, ku rënkimet ende dëgjohen, ku kudo që të gërmosh, më tepër se gurë dhe rrënjë gjen gëzhoja pushkatimesh dhe kocka viktimash. Kujtesa nuk është kurrë e tepërt. Të mos harrojmë por edhe të kuptojmë, se nuk ka të ardhme paqësore pa qartësuar dhe dënuar ligjërisht aktet kriminale të së kaluarës. Dhe kjo ngjarje, ky rast do të ishte në nderin e një shteti demokratik të përbënte aktin e parë dhe themeltar të një hetimi dhe dënimi dinjitoz!

Të nderuar të pranishëm!
Padyshim që ata që janë në këtë sallë mund të adresojnë mesazhe të ndryshme që vijnë si memorie, si kujtime, si reflektime, si dhimbje, si dëshirë, si studim dhe unë dëshiroj të falënderoj në mënyrë të posaçme profesorët dhe studentët e Fakultetit të Historisë, të cilët japin shpresë. Japin shpresë se kujtimet jo vetëm që nuk do të harrohen, por do të përkthehen në frymëzim jo vetëm të historisë, por në frymëzim të reflektimit dhe reagimit tonë si shoqëri në të ardhmen.
Dëshiroj njëkohësisht sot t’u bëj një homazh dhe përulej të thellë të gjithë familjarëve dhe familjeve të atyre viktimave, të cilët krahas dhimbjes njerëzore të parikuperueshme që patën në ato çaste të krimit barbar, iu desh të duronin dhunën, dënimet, poshtërimet, varfërinë e tejskajshme për dekada me radhë. Ju jeni pjesë e simbolit të qëndresës së shqiptarëve. Pjesë e simbolit të shqiptarëve për dinjitet, për liri dhe për të drejtën – parime të cilat historia njerëzore i ka ruajtur dhe i ka promovuar gjithmonë sa herë i është dashur të ecë në rrugën e zhvillimit, të prosperitetit dhe të demokracisë. Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë rezistencë, e cila na sjell sot një dimension tjetër të familjeve shqiptare, të traditës shqiptare, që falë këtij nervi të rezistencës e të mos-harresës, ka mundur të mbijetojë ndër shekuj dhe të ruajë ekzistencën dhe identitetin e saj kombëtar.
Besoj se sot kemi shumë gjëra çka mund t’u lëmë trashëgim djemve dhe vajzave, të cilët plot pasion, kapacitet intelektual, dëshirë, i kanë të gjitha mundësitë për ta ruajtur të fortë këtë trashëgimi, për të qenë krenarë për të si dhe për të punuar mbi për të ardhmen e brezave të tjerë, të cilëve do t’u jeni ju mirënjohës për atë çka ju do t’u lini kur të vijë çasti i ndërrimit të stafetës suaj. Ju faleminderit dhe dëshiroj që duke përfituar nga privilegji që kam, si Presidenti Republikës, si Kryetar i Shtetit shqiptar, të gjithë së bashku sot t’u bëjmë një homazh dhe nderim atyre familjarëve, të afërmve, të cilët e mbajtën gjallë kujtimin e tyre dhe e promovuan më tej mesazhin e qëndresës!”.

* Fjala e Kreut të Shtetit shqiptar në 65-vjetorin e masakrës së të ashtuquajturës “bombë” në Ambasadën Sovjetike

Previous Post

FOTO/ Zbardhen motivet e vrasjes së 20-vjeçarit në Kurbin, 2 në kërkim

Next Post

Skandali seksual në Serbi, kush është këngëtarja që ka fjetur me Daçiç e Nikoliç

admin

admin

Next Post
Skandali seksual në Serbi, kush është këngëtarja që ka fjetur me Daçiç e Nikoliç

Skandali seksual në Serbi, kush është këngëtarja që ka fjetur me Daçiç e Nikoliç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.