Policia e Tiranës ka arrestuar një biznesmen të shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane. Është 38-vjeçari Fejzo Zekaj, biznesmen në fushën e ndërtimit.
Arrestimi i tij u bë nga specialistët e krimit të organizuar, pasi Gjykata e Breshias në Itali, ka vendosur masën e sigurimit arrest personal “Arrest me burg”për veprën penale ” Trafiku i narkotikeve”. Ndalimi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian. Me arrestimin e tij, autoritetet pritet të sekuestrojnë dhe disa pallate në pronësi të tij pranë Liqenit Artificial në Tiranë.












