I ftuar këtë mbrëmje përballë gazetarëve, Lulzim Basha kreu i demokratëve, ka shpjeguar arsyet që e çuan opozitën sot të bllokonte punimet e Parlamentit, ku sigurisht një nga arsyet kryesore mbetet dekriminalizmi, dhe kthimi në parlament i deputetit socialist Armando Prenga.
Në këtë kontekst, Basha , i ftuar në emisionin “Opinion” në TV “Klan” të Blendi Fevziut, ka ironizuar lirimin e Armando Prengës me provat e policisë.
“Mrekullia e dytë pas ngjalljes së Llazarit, gjetja e gëzhojës së Armando Prengës, pas dy muajsh nga policia”, u shpreh Basha.











