Eduard Ndocaj i njohur si deputeti “Kaubojs”, ka munguar në seancën e sotme të Parlamentit… Për atë, duket më e rëndësishme ishte vizita në Montappone ( Kalofornia e Europës ), ku nën shoqërinë e disa miqve të tij shqiptar, i ka shtuar gardërobës së tij edhe tre kapele… dhuratë.
Postimi i plotë i “Kaubojsit” në “Facebook”
Jemi në Montappone ( Kalofornia e Europës), vendi ku prodhohen kapelet më të mira në botë të kaubojve.
Këto janë kapelet më të mira dhe të famshme në Botë e prodhohen nga vëllezërit shqiptar Gjata.
Për vëllezërit Gjata ka shkruar edhe New York Times.
Sot, jemi me vëllezërit Gjata që kanë ftuar z. Ndocaj dhe i kanë bërë dhuratë këtë kapelen e zezë dhe nja dy të tjera të markës Panama.
I falënderojmë shumë për ftesën dhe mirëpritjen dhe shqiptarët shkëlqejnë në Botë. Krenar!












