Ndodh në qytetin e Durrësit, disa adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vjedhin xhiron ditore të një marketi. Mesa duket atyre nuk u ka shkuar në mendje që në mjediset e këtij marketi ka kamera sigurie, por kanë vazhduar me planin e tyre duke u organizuar kështu: Dy djemtë kanë hyrë fillimisht për të blerë diçka, duke e hutuar shitësen, së cilës i kërkojnë ndihmë, siç duket edhe nga video e publikuar në rrjetet sociale nga “Jeta osh qef”. Në këtë mënyrë pjesa e kasës ka mbetur bosh, duke bërë të mundur që adoleshenti të vjedhë xhiron ditore për qejfin e vet. Por e gjithë skena e vjedhjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë.











