Pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në hyrje të Ishull Lezhës, 1 km larg qytetit paraditen e 24 shkurti.Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e atentatit ndaj biznesmenit Leonard Ndoka, i qëlluar me kallashnikov në kokë teksa lëvizte në mjetin e tij BMW X5. Sipas burimeve të Policisë, autori është shpallur në kërkim, ndërsa emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.
Po kështu, Policia ka identifikuar edhe mjetin me të cilin ai lëvizte. Burimet tregojnë se biznesmeni i qymyrit, Leonard Ndoka ka patur konflikte me autorin e dyshuar. Konflikti më i fundit ndodhi gjatë zgjedhjeve për delegatët në PS-në e Lezhës, të ndodhur ditën e shtunë. Nisur nga përplasja më e fundit, autori vendosi të kryente atentatin ndaj Leonard Ndokës.











