Një nënë u zgjua nga britmat e djalit të saj dhe u tmerrua kur pa vogëlushin e shtrirë në shtrat dhe një piton gjigand që kishte kafshuar në kokë.
Nëna e vogëlushit, Tammy, tha se gjarpri 3 metra i gjatë ishte në kokën e djalit të saj mbrëmjen e së martës në banesë e tyre në Macksville të Australisë.

Vogëlushi Tyler ishte në gjumë dhe u zgjua nga dhimbjet që i shkaktonte e kafshuara e gjarprit.
Pitoni i vra nga një mik i familjes, i cili më pas bëri edhe një fotografi dhe e postoi në facebook.

Fotoja e gjarprit të vdekur dhe e djalit të kafshur u postua në facebook dhe është shpërndarë më shumë se 2000 herë në 24 orë. Mësohet se fëmija po merr veten shkruan Dailymail











