Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar ekzaminimin shëndetësor për ish-prokurorin Haxhi Giu, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Aktualisht Haxhi Giundodhet i shtruar në spitalin e burgut, ku ka pasur probleme kardiake. Pikërisht për shkak të kushteve shëndetësore ai ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë.Gjykata ka vendosur një grup ekspertësh që të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të Prokuror Giut.
Prokurori i Krujës, Giuu arrestua në dhjetor të vitit të kaluar akuzën për veprën penale ‘korrupsion pasiv’, pasi tentoi të marrë29 mijë € për të ndryshuar akuzën për një të dënuar. Emri i tij është mjaft i njohur në drejtësi, si prokurori që hetoi çështjen e Azem Hajdarit.












