Bashkimi Europian është i shqetësuar nga kthimi i deputetit Armando Prenga në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo është përçuar jo vetëm nga zyrtarë tê Komisioni Europian, por edhe nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, që e shprehu këtë shqetësim qartësisht pas takimit me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
“E pyeta ministrin Tahiri, se si është deputeti Prenga, se këto janë lajmet e fundit që kam nga Tirana. Eshtë shumë e rëndësishme të aprovohen aktet nënligjore të dekriminalizimit, që të evitohen raste të tilla. Eshtë vërtet shqetësim që ky njeri është kthyer në Parlament”.
Pyetjes së ABC News, se a është shokuese për Fleckenstein kthimi i deputetit Prenga në Kuvendin e Shqipërisë, ai ju përgjigj, “Po!”.
Fleckenstein ka thënë, se shpreson që opozita nuk do të bojkotojë Kuvendin, por do votojë aktet nënligjore për dekriminalizimin.
“Shpresoj, që opozita të mos bojkotojë Parlamentin. Shpresoj që aktet nënligjore për dekriminalizimin të votohen sa mê shpejt tê jetë e mundur, për tê evituar situata të tilla të papëlqyeshme”.











