Dega e Partisë Demokratike Berat, mbështet protestën e banorëve të lagjes “Jani Vruho”. Këta banorë protestuan sot kundra papunësisë, kushteve jashtë zakonisht të vështira në të cilat jetojnë, kundra errësirës si rezultat i pamundësisë së pagesave të faturave të energjisë elektrike, kundra pamundësisë për të blerë ilaçet apo shërbimin shëndetësor që kjo qeveri e premtoi falas sidomos për shtresat në nevojë.
Sipas degës së PD-së, nxjerrja nga skema e përkrahjes sociale si dhe mos dhënia e Kampit edhe për njerëz të gjymtuar,është një shenjë tjetër e dështimit të kësaj qeverisje.












