Nga ana e Interpol Tirana është ekstraduar sot nga Zvicra një shtetas shqiptar i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
I ekstraduari është Benci Toska, i arrestuar në Zyrih në Zvicrës për llogari të drejtësisë shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se Benc Toska, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr. 529, datë 21. 11. 2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndryshuar me vendimin nr. 10-2015-1209, datë 21. 05. 2015 të Gjykatës së Apelit, Durrës, në bazë të së cilit shtetasi i lartpërmendur është dënuar me 4 vjet e 12 ditë në burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.












