Policia ka finalizuar dje operacionin “Amnistia e fundit” dhe nga ana e specialistëve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 të Tiranës, pas një pune të suksesshme janë arrestuar Xhuljan Asllanaj, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, i liruar me amnisti datë 20. 01. 2016, Genci Shiba dhe Denis Subashi.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit E. T., ku kishin marrë një sasi monetare, një orë dhe një pale çelësa makine.
Falë punës policore është arritur që këtyre shtetasve t’ju dokumentohet me prova ligjore një sërë vjedhjesh të kryera në bashkëpunim me njëri-tjetrin të cilët këtë aktivitet kriminal e kishin të shtrirë në pjesë territoriale të ndryshme.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje të pasurisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Të arrestuar
• Xhuljan Asllanaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, i liruar me amnisti datë 20.01.2016.
• Genci Shiba, 20 vjeç, banues në Tiranë
•Denis Subashi, 26 vjeç, banues në Tirane.
Vjedhje të dokumentuara
● Ngjarja e ndodhur me datë 29. 01. 2016 në Selit të Vjetër ku është vjedhur banesa e shtetasit D. M.
● Ngjarja e ndodhur më datë 31. 01. 2016 vjedhje në juridiksionin e Komisariatit Nr 1 Tiranë ku është vjedhur banesa e shtetasit I. B.
● Ngjarja e ndodhur me datë 02. 02. 2016 në rrugën Liqeni Thatë vjedhje banese e shtetases N. M.
● Ngjarje e ndodhur në datë 03. 02.2 016, në juridiksionin e territorit të Komisariatit nr 4, ku është vjedhur banesa e shtetasit A. Xh., 53 vjeç, banues në Tiranë ku janë marrë bizhuteri me vlerën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
● Ngjarje e ndodhur më datë 05. 02. 2016, ku është vjedhur banesa e shtetasit E. Gj.
● Ngjarje e ndodhur më datë 15. 02. 2016 në juridiksionin e Komisariatit Nr 2, ku është vjedhur banesa e shtetasit O. A., 42 vjeç, ku është marrë një shumë prej 60.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.
● Ngjarje e ndodhur në date 16. 02. 2016, në juridiksionin e territorit të Komisariatit nr 6 është vjedhur banesa e shtetasit P. S., 52 vjeç, ku është marrë një kasafortë e vogël, me një shumë prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) Leke.
● Ngjarje e ndodhur më datë 19. 02. 2016, ku është vjedhur banesa e shtetasit F. M .
Sekuestrua në cilësinë e provës materiale
•Një orë dorë e markës “Montblank”
•Një shumë monetare prej 15 Dollarësh
•Aparat telefonik “Samsung”
•Aparat telefonik “Alcatel”












