Presidenti Bujar nishani ka dekretuar sot, emërimin e Arben Ahmetaj si ministër i Financave, si edhe të
Milva Ekonomi, ministre të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Këto dekretim erdhën pas disa ditësh ngërç, kur ndërsa Kuvendi nuk votoi dekretet e shkarkimit të pararendësve të Ahmetaj e Ekonomi, respektivisht Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetaj, Presidenti i kërkoi Gjykatës Kushtetuese, të shprehej për mundësinë dekretimit të emërimeve, pa u votuar nga Parlamenti dekretet e shkarkimit.











