Protestuesit e thirrur nga opozita sot, janë rikthyer te bashkia. Ndërsa me vete kanë marrë pjesët e perimetrit të gardhit të shembur, në mënyrë simbolike me ato, kanë rrethuar godinën e bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë, më herët të rinjtë e FRPD-së mbollën fidanë pemësh “mimoza” te pjesa e rrethuar me gardh, ku pretendohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj të ndërtohet një kënd lojërash.
Pas rreth dy orë e gjysmë, protesta e opozitës ka përfunduar.












