Sot në Spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, nga kati i katërt i spitalit, është hedhur shtetasi Sh. K., 64 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sh. K., ka qenë i shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Pak çaste para se të vetë hidhej nga lartësia, i ka kërkuar vajzës së tij t’i marrë diçka në dyqan dhe sapo ajo është larguar nga dhoma e spitalit, Sh. K. është vetë hedhur.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe ka kryer veprimet hetimore.











