Një video tjetër e publikuar nga aktivistët e shoqërisë që protestuan sot te Liqeni, kundër ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë, denoncon një tjetër rast dhune të policisë ndaj një protestuesi.
Në këtë video, një efektiv i Forcave Shqiponja që po përplaset me aktivistin Eljan Tanini, ndërsa një tjetër qytetar shkon t’i ndajë, efektivi i gjuan me grusht.











