Një automjet tip BMW me targa të Zvicrës ZH 685007 është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në zonë e Shkëmbit të Kavajës.
Në momentin e ngjarjes mjeti në pronësi të shtetasit M. H. 28 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Zvicër ishte i parkuar përpara një hoteli dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri vetëm dëme në automjet, ku është djegur pjesa e përparme e mjetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse të cilat kanë bërë dhe shuarjen e flakëve në mjet.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












