Ilir Meta ka kërkuar sot më shumë bashkëpunim në dekretimin ministrave nga ana e Presidentit pas propozimit të Kryeministrit Rama pa qartësuar se tek kush apelonte këtë bashkëpunim, Kryeministri Rama apo Presidenti Nishani. S’ka arsye të jem i shqetësuar për krizë, tha kryetari i Kuvendit por nderkaq ka hehdur kritika ndaj ministres Felaj e cila ishte e para qe krijoi debatin mbi dekretet. “Cdo shfokusim per probleme qe nuk jane na largon nga ceshtjet serioze”, tha Kryetari i Kuvendit.
Meta tha se cështja e dekretit të ministrave është brenda afateve ligjore dhe është e rëndësishme të zbatohet kushtetuta.
Duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve, kryetari i Kuvendit dhe bashkëkryetari i koalicionit në qeverisje tha se fryma e bashkëpunimit do të prevalojë mbi atë të mosbesimit.
Parlamenti ende nuk ka votuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e dy ministrave duke vënë në vështirësi edhe vijimin normal të procedurave.











