Një ngjarje tjetër e rëndë vjen nga kronika e zëzë. Në fshatin Gryksh të Peqinit një adoleshente 16 vjecare ka gjetur vdekjen pasi është vetëhelmuar me fotoksinë.
Sipas burimeve zyrtare më datë 18 shkurt 2016 në fshatin Grykësh Peqin në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja F.S, 16 vjeçe, e cila u dërgua menjëherë në spitalin kirugjik Elbasan. Ajo mori aty ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u dërgua menjëherë në spitalin Ushtarak Tiranë ku dhe gjeti vdekjen. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.












