• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Patozi: E nevojshme si 25 vjet më parë rrëzimi i këtij regjimi kleptokratik e të korruptuar

admin by admin
19 February, 2016
in Politika
0
Patozi:  E nevojshme si 25 vjet më parë rrëzimi i këtij regjimi kleptokratik e të korruptuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

25 vjet me parë ishte mes 700 studentëve që u futën në grevë urie, por Astrit Patozi nuk ka folur kurrë për këtë. Dhe tani në këtë intervistë nuk ndalet të rrëfejë përjetimet e atyre ditëve, por ndan shqetësimin se ka një lloj zbehje dhe keqpërdorimi të  kësaj ngjarje historike. Nuk është çudi, thotë që një ditë Edi Rama të thotë që greva u organizua nga partia socialiste.
“Kur them keqpërdorim kam parasysh fetishizimin apo hiperbolizimin që sipas meje është i panevojshëm sepse ajo e ka vetë rëndësinë dhe vlerën e vet dhe nuk ka asnjë nevojë për ta bërë më të madhe seç ka qenë. Dhe keqpërdorimi apo abuzimi, manipulimi që bën pjesa tjetër dhe ne e kemi treguar në shumë raste, saqë unë nuk e teproj po të them që në rast se, larg qoftë Edi Rama do qëndronte për një kohë të gjatë në pushtet, nuk do ishte e largët dita që të thuhej se grevën e urisë së studentëve e organizoi partia socialiste. Sepse të tilla janë jashtë zhvillimit, theksoj se kishte një peshë të jashtëzakonshme”, deklaron ai.
Astrit Patozi figurë me rendësi e peshë në Partinë Demokratike, nuk mendon se vendi po rrëshqet në diktaturë, por sipas tij ashtu si 25 vjet më parë, Shqipëria është sërish në udhëkryq, por këtë herë jo për shkak të mungesës së lirisë, por të teprimit të saj.
“Pra ne atëherë kishim nevojë të domosdoshme, që të ndryshonim regjimin, sepse ishte një regjim që e kishte çuar vendin në zgrip. Kishim nevojë të shpëtonim nga diktatura dhe e bëmë. Dhe sot ne  kemi po kaq nevojë si shoqëri  për të shpëtuar nga një lloj regjimi tjetër, i cili nuk është diktaturë, po që në një farë mënyrë jem duke shkuar në drejtimin e kundërt të asaj që jemi nisur. Ne jemi në drejtim të kundërt. Unë mendoj se, po aq nevojë sa ç’kishte atëherë të rrëzohej diktatura, po aq nevojë kemi sot të shpëtojmë nga ky lloj regjimi, kleptokratik, i korruptuar dhe ku gjërat shkojnë keq e më keq”, thekson Patozi.
Ai e ka të qartë që shpëtimi nga ky sistem i kalbëzuar për arsye politike vjen përmes një shkundje, një rithemelimi të republikës, një lëvizje si e çerek shekulli më parë e cila duhet udhëhequr nga forca me e madhe opozitare ne vend.
“Dhe unë që jam legjitimist këtë lëvizje nuk e pres nga jashtë sistemit, e pres nga brenda sistemit dhe PD ka detyrimin dhe detyrën që ta udhëheqë këtë lëvizje. Fati dhe jo nostalgjia, jo vetëm thjesht lidhja me grevën e urisë, para 25 viteve e çon PD drejt destinacionit të vetëm të saj, që të jetë shpresa e vetme, për të udhëhequr këtë nevoje popullore, nevojë shoqërore, për të ndryshuar gjerat në Shqipëri”, shprehet deputeti demokrat.
Por, zoti Patozi  mendon se për të bërë të mundur këtë shkundje që i nevojitet vendit, ka nevoje edhe për një frymë proteste në shoqëri që për fat të keq thotë ai, mungon.
“25 vite më parë në grevën e urisë njerëzit mbanin radhë për të hyrë brenda sepse 700 e ca ishim në që u futëm brenda, por ishim më tepër ato që donin të hynin por nuk kishin më vend. Pra të rinjtë e saj kohe mbanin radhë për një mision, apo për një ideal apo qoftë dhe sakrificë. Sot kjo nuk ndodh për fat të keq. Sot për arsye tona, për arsye politike, për deformimin e sistemit, të rinjtë mbajnë radhë për konformizëm, për t’u servilosur por jo për të sakrifikuar dhe për të pasur një mision dhe kjo është një gjë që duhet të ndryshojë. E ritheksoj i takon opozitës dhe PD si lokomotiva e opozitës që ta udhëheqë vendin duke i nxitur shpirtin e protestës dhe reagimit”, nënvizon ai.
Që Partia Demokratike të ketë sukses në këtë lëvizje, Astrit Patozi kërkon që ajo të jetë më gjithëpërfshirëse dhe që të frymëzojë.
“PD ka bërë sa ka mundur gjatë kësaj kohe, nuk ka ndenjur duarkryq për hir të vërtetës. Ajo që mendoj se duhet bërë më mirë është përfaqësimi i sa më shumë shtresave që sot për shkak të keqqeverisjes gjendjen ne vështirësi. Ne kemi qenë të lavdërueshëm do thosha në denoncimin e korrupsionit dhe shfaqjeve te tjera të keqqeverisjes, mund te kemi pasur dhe inflacion në këtë pikë, por  nuk kemi qenë aq sa duhet frymëzues për të ngjallur besim dhe për të ngjallur shpresën që tek ne është e vetmja zgjidhje”, thotë ai.
Astrit Patozi, ka treguar se thotë ato që mendon pavarësisht se kjo mund të ketë kosto. Hera-herës ka qenë kritik ndaj Lulzim Bashës. Por, sipas tij edhe pse me një filozofi  drejtimi të ndryshme nga ajo e Sali Berishës kjo nuk përjashton mundësinë që ai të jetë i suksesshëm.
“Zoti Basha dhe Zoti Berisha ndryshojnë shumë dhe këtë nuk kam nevojë ta them unë, janë koshientë dhe ata vetë, e kanë thënë vetë në një farë mënyrë. E dinë të gjithë, është një gjë e njohur botërisht por kjo nuk është pengese që PD të drejtohet me sukses. Për shkak se nuk e përcakton as stili dhe as temperamentin lidershipin, pra aftësinë për të drejtuar. Absolutisht. Unë njoh plot udhëheqës që janë flegmatik në botë dhe rajon që, kanë arritur suksese shumë të mëdha, udhëheqës patetik apo dhe karizmatik që kanë pasur po kaq sukses”, deklaron Patozi.
25-vjetori i rrëzimi të shtatores së diktatorit Hoxha e gjen Partinë Demokratike në opozitë. 2016 është shpallur stinë protestash nga lideri i saj, ndërsa sfida elektorale është vitin e ardhshëm.

“News 24”

Previous Post

FOTO/A do të shtroheshit në spitalin e Kurbinit!

Next Post

Njihuni me fshatin ku të gjithë banorët kanë shitur një veshkë

admin

admin

Next Post
Njihuni me fshatin ku të gjithë banorët kanë shitur një veshkë

Njihuni me fshatin ku të gjithë banorët kanë shitur një veshkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.