Gjykata e Shkallës së Parë në Alessandria, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg shqiptarin Haziz Polisi, 55 vjeç.
Ai akuzohet për vrasjen e patriotit të tij 47-vjeçar Sabri Alijara.
Sipas hetimit të Prokurorisë, ngjarja ndodhi pas sherrit për paratë e bingos, që shkaktoi një grindje të ashpër mes dy shqiptarëve me banim në Itali.
Për pasojë, njëri prej tyre mbeti i vdekur, pas dërgimit në spital.
Mësohet se autori i krimit, pasi e kishte qëlluar me thikë bashkëkombasin, kishte shkuar në shtëpi për të fjetur, në momentin kur policia vajti për ta arrestuar.
Avokati mbrojtës i shqiptarit, Piero Monti tha se do të apelojë vendimin gjithmonë duke pretenduar se ai e ka qëlluar viktimën në kushtet e vetëmbrojtjes.











