Deputeti i arrestuar Armando Prenga mund të shkoj në parlament. Ky ishte vendimi i Gjykates sot pas shqyrtimit të kërkesës së deputeit socialist për ta pasur gjykim të shkurtuar.
Në seancën e sotme Gjykata e Lartë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje”.
Sipas vendimit të sotëm, Prenga do të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në institucionet e drejtësisë për mbajtjen e kontakteve të nevojshme. Po ashtu Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e Prengës për gjykim të shkurtuar.
Akuzat ndaj Prenges
Në bazë të hetimeve, të nisura në dt. 05.09.2015, Prokuroria e Përgjithshme e akuzon shtetasin Armando Prenga për veprat penale: “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, në ambjente publike, e parashikuar nga neni 278/5 Kodit Penal.“Plagosja e lehtë me dashje”e shtetasve Gjok Cali, Tom Cali dhe Nikoll Cali, e parashikuar 3 (tre) herë nga neni 89 i Kodit Penal.












