• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadori gjerman në Shqipëri: Të priten rekomandimet e Komisionit të Venecias për Byronë Kombëtare të Hetimit

admin by admin
19 February, 2016
in Politika
0
Ambasadori gjerman në Shqipëri: Të priten rekomandimet  e Komisionit të Venecias për Byronë Kombëtare të Hetimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një bisedë për Deutsche Welle-n e ambasadori i RFGJ në Tiranë, Hellmut Hoffmann, këshillon që të priten rekomandimet e Komisionit të Venecias për Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas tij “rekomandimet e Komisionit të Venecias duhen zbatuar me shumë saktësi. Në momentin kur do të ketë ende çështje të hapura do të jetë e këshillueshme që të gjitha palët të përpiqen të gjejnë kompromise të arsyeshme, praktike dhe funksionale”.
Ambasadori gjerman flet edhe për ligjin e ri gjerman për emigracionin: Cilido nga Shqipëria që dëshiron të punojë dhe të integrohet është i mirëpritur në Gjermani.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Kjo strukturë e re do të ketë në fokus luftën kundër korrupsionit. Korrupsion ka kudo në botë, edhe në Gjermani. Por dallimi me Shqipërinë është, pikë së pari, që dimensionet e këtij fenomeni janë shumë më të vogla se në Shqipëri dhe e dyta, që është edhe më thelbësore, në Gjermani nuk ka kulturë të pandëshkueshmërisë. Kjo është ajo që duhet bërë me vendosmëri në Shqipëri: duhet punuar për të eliminuar kulturën e pandëshkueshmërisë. Kjo do të thotë që të nisin hetimet, të ngrihen paditë përkatëse dhe të jepen vendimet gjyqësore. Ngritja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit, si institucion i veçantë, është shumë e kuptimplote dhe e dobishme. Në këtë kontekst duhet punuar për t’u garantuar në maksimum pavarësia. Në propozimet e parashtruara të Komisionit të Venecias përfshihet edhe se cila duhet të jetë struktura e këtij autoriteti. Mendoj, se duhej të ndiqen rekomandimet e Komisionit të Venecias, që pritet të shprehet për këtë Byro.

Si do ta mbështesë Gjermania procesin që hap Byroja Kombëtare e Hetimit në luftën kundër korrupsionit?
Lufta kundër korrupsionit është një nga çështjet themelore që trajton reforma në drejtësi. Gjermania është mjaft e angazhuar në mbështetje të kësaj reforme. Kjo ka qenë edhe një nga linjat kryesore të bisedave të zhvilluara mes kancelares Merkel dhe kryeministrit Rama. Gjermania përshëndet faktin që kjo reformë ka nisur rrugën e vet në mënyrë intensive, shpresoj shumë që të miratohet sa më parë që të jetë e mundur dhe të zbatohet me të njëjtën konsekuencë. Mendoj që rekomandimet e Komisionit të Venecias duhen zbatuar me shumë saktësi. Në momentin kur do të ketë ende çështje të hapura do të jetë e këshillueshme që të gjitha palët të përpiqen të gjejnë kompromise të arsyeshme, praktike dhe funksionale. Mendoj, që reforma në drejtësi është në një rrugë të mbarë. Gjermania do të japë kontributin e vet në zbatimin e kësaj reforme. Sikurse është bërë e ditur tani është paraparë që gjykatësit dhe prokurorët t’i nënshtrohen një procesi i vlerësimi, ku BE do të ketë nje rol të rëndësishëm dhe ku Gjermania do të japë kontributin e saj.

Cilat mund të jenë rreziqet e mundshme për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi?
Kam përshtypjen që forcat politike të Shqipërisë e kanë disi të vështirë të shkojnë drejt njëra-tjetrës, të afrohen, të gjejnë dhe synojnë bashkërisht ato zgjidhje të problemeve që do të ishin më të mirat e mundshme në këndvështrimin e politikave shtetërore. Pikëpamja ime është që qeveria është për të qeverisur vendin duke shfrytëzuar dhe mazhorancën që ka në dispozicion për të realizuar ato zgjidhje që i konsideron të drejta. Por ka edhe çështje për të cilat do të ishte e dobishme dhe e këshillueshme të përfshihen edhe pakicat, opozita, që të gjenden zgjidhje dhe kompromise të përbashkëta. Në këtë kontekst pyetja sesi do të zihen pozicionet kryesore në drejtësi dhe cilët do të jenë mekanizmat kryesore është shumë e rëndësishme. Mendoj që është e rëndësishme të gjendet një mekanizëm i tillë që të garantojë që në këto pozicione kyçe të sistemit të drejtësisë të vendosen personalitete kompetente dhe me integritet, që janë elementë të rëndësishme dhe njëherazi edhe një rekomandim i Komisionit të Venecias. Krahas kësaj këto pozicione duhet të zihen në mënyrën më pluraliste të mundshme. Por duhet pasur kujdes që të mos gjenden mekanizma të tillë që në momentin e zënies së këtyre pozicioneve të çojnë në bllokime të mundshme. Do të duhet të ecet me shumë kujdes, pasi nga njëra anë kërkohet që këto vende të zihen në mënyrë sa më pluraliste, me personalitete kompetente dhe me integritet dhe nga ana tjetër duhet që të shmanget çdo lloj bllokimi. Ka formula të mundshme për këtë dhe shpresoj shumë që politika shqiptare do të jetë e aftë ta gjejë një të tillë.

Previous Post

ARMAND MAHO/ 20 shkurt 1991, protestuesit duhet të kishin vazhduar drejt Bllokut

Next Post

VIDEO/ Ilir Vrenozi një “pyetje provokuese” për Ben Blushin

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Ilir Vrenozi një “pyetje provokuese” për Ben Blushin

VIDEO/ Ilir Vrenozi një “pyetje provokuese” për Ben Blushin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.