Një shpërthim tjetër ka tronditur Turqin, këtë radh është goditur një autokolonë ushtarake në Diyarbair, qyteti kurd në jug lindje të vendit.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja online Haberturk, e cila informon se ka të plagosur.
Shërbimet e emergjencës nxituan në vendngjarje në qarkun Sur të provincës Dijarbakir. Raportet e para thonë se shpërthimi, ka shkaktuar edhe viktima.
Ndërkohë një tjetër shpërthim ka ndodhur ditën e djeshme ku kanë mbetur 28 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur.












