Një turist shqiptar është rrëmbyer në Salvador të Brazilit. Ai quhet Luan Kelmendi dhe ishte i pajisur me pashaportë zviceriane. Gjatë rëmbimit shqiptaro-zvicerani është plagosur në brinjë dhe është në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës (më 13 shkurt 2016) në lagjen e turistëve në qytetin e vjetër të Salvadorit, njoftojnë portalet e brazilizne.
Ai është rrëmbyer nga persona të panjohur me një makinë dhe është plaçkitur, duke i marrë gjithçka kishte me vete. Pasi e kanë plackitur e kanë hedhur në sheshin Marechal Deodoro. Aty ai është gjetur nga një komando i policisë ushtarake Indipendent (CIPM). Ende nuk është raportuar për të arrestuar në lidhje me rastin.











