Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi takimin e së mërkurës më Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta sipas traditës tashmë të njohur mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit.
Takimi ka nisur normalisht, pra Meta është gjetur në zyrë. Ndërsa ashensori ka funksionuar normalisht. Ai ka zgjatur vetëm 25 minuta.
Takimi i sotëm vjen një ditë pasi Rama ka shkarkuar ministrin më të rëndësishëm të qeverisë, Shkelqim Cani.
Arben Ahmetaj, mësues anglishteje dhe pronar i një biznesi privat deri para se të bëhej ministër ekonomie, eshte emeruar minister Finance.
Ndërkohë Milva Ekonomi, një mike e vjetur e Ramës dhe gruas së tij Lindës, ish-drejtore e institutit Axhenda, ish-drejtore e INSTAT dhe së fundi zëvëndësministre e Shëndetësisë është emëruar ministre e Ekonomisë.











