Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i ka bërë bisht ballafaqimit në gjykatë lidhur me akuzat që ka ngritur opozita ndaj tij.
Beqja kishte bërë një padi në gjykatën e shkallës së parë ndaj shefit të opozitës Lulzim Basha.
Gjyqtari Lazer Sallaku ka ftuar dy herë me rradhë ministrin që të jetë prezent në gjyq.
Në dy seancat e zhvilluara Beqja ka ardhur me vonesë cfarë ka detyruar gjyqtarin Sallaku të mbyllë cështjen, duke rrëzuar kështu padinë e ministrit.












