Rusët janë të njohur në botë, si konsumues të mëdhenj të vodkës, por deri tash nuk ka ndodhur që dikush të ngrihej nga tavolina e sallës së operacionit, për të blerë birrë.
Pacientit që ishte shtrirë të operohej, infermierët refuzuan t’i japin birrë, kurse ai i revoltuar është zgjuar dhe i mbështjellë vetëm me çarçaf ka dalë të kërkojë birrë, nëpër qytetin Saynogorsk, derisa temperatura e ajrit ishte -16 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.
Ai ka shkuar në një dyqan, ku e kanë refuzuar kërkesën e tij për t’i shitur birrë dhe e kanë telefonuar policisë.
Policët e kanë kthyer pacientin në spital, ku po trajtohet për probleme të zemrës.











