Shkarkimi i beftë i ministrit të Financave ka ngjallur interes edhe në mediat e huaja.
Agjencia e njohur e lajmeve Reuters njoftoi mënjeherë me urgjencë lidhur me shkarkimin e ministrit.
“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, shkarkoi Shkëlqim Canin si ministër të Financave të martën dhe e zëvendësoi me Arben Ahmetajn, ministër i Ekonomisë.
Cani vlerësohet gjerësisht për stabilizimin e financave gjatë këtyre 29 muajve në detyrë, por dështoi në arritjen e objektivave për mbledhjen e taksave.
Milva Ikonomi, ish-drejtoreshë e zyrës së statistikave dhe aktualisht zëvendësministre e Shëndetësisë, do zëvendësojë Ahmetajn”, shkruan Reuters.











