Johannes Hahn, komisioner për për Zgjerimin në Komisionin Europian deklaroi për abc neës se do të ketë një raport paraprak për Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit.
Komisioneri Hahn tha se kyçi është aprovimi i reformës në drejtësi me bekimin e Komisionit të Venecias.
“ Ajo që duam të shohim është së pari aprovimi i reformës në drejtësi, por edhe fillimi i zbatimit të saj. Nëse reforma e drejtësisë do të ketë bekimin e Komisionit të Venecias, do të mund të konsiderohet se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Por edhe një herë. Aprovimi i një reforme është diçka dhe zbatimi i saj është diçka tjetër”.
Parlamenti Europian diskutoi dje raportin për Shqipërinë të eurodeputetit, Knut Fleckenstein, duke insistuar për miratimin e shpejtë të reformës në sistemin e drejtësisë.
Reforma në drejtësi cilësohet prioritet kyç nga PE për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në raport thuhet se Shqipëria duhet të shpejtojë me përgatitjen e për reformën në drejtësi.
Ndërsa duke u ndalur tek rezultatet në raport thuhet se Shqipëria ka përparim më luftën kundër krimit, por dënimet për këto raste janë të pakëta.
“Problemi i drogës mbetet ende i madh në Shqipëri. Duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes prokurorëve dhe policisë”, vijon më tej raporti.
Reforma në drejtësi shoqërohet me ndryshime të mëdha kushtetuese që kërkojnë 2/3 e Kuvendit. Disa ndryshime në institucionet e drejtësisë gjithashtu do të votohen me 2/3 e deputetëve.











