Vetëm një ditë më parë, droni.al nëpërmjet një shënimi lidhur me pjesëmarrjen e Majkos në një takim qeveritar ministrash paralajmëroi ndryshimet në qeveri.
Natyrisht që këto ndryshime janë të pamjaftueshme dhe se korrigjimi i Canit me Ahmetajn nuk e zgjidh problemin që ka qeveria.
Ja cfarë shkruajtëm të hënën:
“Vetë Rama ka lajmëruar që do të ketë ndryshime në qeveri pas dështimeve në ekonomi, luftën kundër korrupsionit dhe mbledhjen e të ardhurave. Ministrat e Ramës janë përfshirë në shumë skandale ndërsa disa prej tyre janë edhe të paaftë.
Me këtë kompozim që qeveria ka aktualisht Rama e ka shumë të vështirë të arrijë në kompromise të forta me opozitën për reformën në drejtësi apo reformën zgjedhore. Vetëm pak ditë më parë në prag të vizitës së Sekretarit Kerri, qeveria dështoi të merrte mbështetjen e opozitës për Byronë Kombëtare të Hetimit”.











