Qytetarët kanë protestuar sot te kodrat e liqenit, kundër një ndërtimit të një parku lojërash.
Banorët janë mbledhur dhe duke protestuar këtë ndërtim, kanë rrëzuar gardhin rrethues të zonës ku parashikohet ndërtimi i parkut të lojërave.
Në këtë protestë, banorët dhe aktivistët e shoqërisë civile janë përplasur me policinë.
Një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj shmangu pohimin për ndërtimin e në parku lojërash, ndërsa u mjaftua me shpjegimin e tij, me pretendimin se do priten 3 pemë që rrezikonin ët rrëzoheshin dhe zëvendësimin e tyre me 3 mijë pemë të tjera. Ai akuzoi opozitën se po bën histeri, ndërsa vetë po bën histori.












