Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi në dalje, i shtetasit:
Valter Vathaj, 48 vjeç, lindur në Shkodër, pasi:
Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërin e arrestit për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e ligjit mbi prostitucionin, trafik qëniesh njerëzore, pjesmarrje në organizatë kriminale, shkelje e ligjit mbi emigracionin”.
Shtetasi Valter Vathaj është arrestuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, pasi ka qënë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë.
Vathaj iu dorëzua oficerëve të policisë italiane të cilët kryen ekstradimin e tij drejt Italisë.











