Fillimi i punimeve për unazën e vogël të Tiranës do të krijojë vështirësi të reja në qarkullimin automjeteve në qendër të Tiranës.
Bashkia ka publikuar sot adresat e reja të stacioneve të linjave të ndryshme urbane:
Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
-Linja Institut – Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.
-Linja Laprakë – Qendër do të kryeje rrotullim përreth Sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.
-Linja Kamëz – Qendër, City Park – Qendër dhe Vorë – Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet pas Pallatit te Kulturës.
– Stacioni ekzistues te rruga e Barrikadave do të zhvendoset te rruga Luigj Gurakuqi
– Stacioni ekzistues te sheshi Skënderbej në krah të Bankës së Shqipërisë kalon të rruga e Kavajës përpara semaforit, ku segmenti në fjalë do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë.
– Mjetet që ushtrojnë aktivitetin e tyre me itenerar nga Kosova për në Tiranë dhe anasjelltas, si në linjë të rregullt ashtu dhe turistike, do të stacionohen te sheshi i pallatit të sportit Asllan Rusi.












