Ditën e djeshme (14 shkurt 2016) në fshatin Priskë Dajt, në vendin e quajtur ‘’Zabel’’, është gjetur një kufomë dekompozuar e seksit mashkull, me moshë të pa përcaktuar.
Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është kostatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po germonte në vendin ku u gjet kufoma. Kufoma u transportua pranë Morgut në SQU, për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore.
Po unohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.












