Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Milano, në Piazzale Cuoco, ku tre rumunë u sulmuan nga tre shqiptarë, sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”.
Të tre të plagosurit, rumunë janë transferuar në disa spitale dhe thuhet se njëri prej tyre u godit me thikë në bark, një tjetër në krahun e djathtë, ndërsa i treti ka pësuar vetëm disa gërvishtje të vogla.
Asnjë prej tyre nuk është në gjendje serioze për jetën. Hetimet po vijojnë dhe nuk dihet ende motivi që i ka shtyrë shqiptarët të përleshen me rumunët.











