Një zjarr ka rënë sot et urgjenca e Tiranës. Flakët e zjarrit kanë përfshirë kabinën e rojës së kësaj urgjence, e cila ndodhet në oborrin e saj.
Zjarri ka rënë rreth orës 09.15. Ka qenë personeli i Urgjencës që ka konstatuar fillimisht tymin dhe më pas flakët e zjarrit. Menjëherë me mjete rrethanore ata kanë ndërhyrë duke e vënë zjarrin nën kontroll dhe duke e shuar plotësisht atë.
Ndërhyrja në kohë e personelit të Urgjencës së Tiranës, bëri që të shpëtojnë mrekullisht dy autoambulanca, që ndodheshin në dy anët e kabinës së rojës, shumë pranë asaj.
Mësohet se zjarri ka shkaktuar disa dëme të vogla materiale.
Ende nuk dihet asgjë për shkaqet e zjarrit.











