Makina e postuar ne instagram nga Stresi
Reperi shqiptarë Stresi është duke kaluar momente të vështira së bashku me familjen e tij, pas një aksidenti tragjik që i ka ndodhur vëllait të tij. Ka qenë Stresi ai që e ka njoftuar lajmin në profilin e tij në instagram. Ai ka bërë një lutje për vëllain e tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë pas aksidentit.
“Do doja me gjithe shpirt me gjak me gjithcka cfare kam te isha une i aksidentuar ne vendin tend sepse gjithmon tek njerzit e mire ndodhin te tilla raste . Une dhe familja, shoqeria, koleget e tu te punes po presim qe ti ta hedhesh kete tragjedi. Vellai im i shtrenjte Reneo Lushaj. Te gjithe lutemi per ty sonte. Allahu do te ndriçoje rrugen tende dhe do bohesh mire”, shkruan Stresi në instagram, krahas fotos që ka postuar.












