Dogana e Kapshticës në 24 orët e ardhshme nuk do të jetë në funksion. Kjo për shkak të protestës masive të fermerëve që ka mbërthyer vendin fqinj në anën tjetër të kufirit.
Burime zyrtare të policisë së Korçës bëjnë të ditur se “sërish për shkak të bllokimit të rrugëve në shtetin grek, prej grevës të zhvilluar nga ana e fermerëve vendas, dogana greke nuk do të funksionojë për 24 orët në vijim”. Puna do të ndërpritet prej orës 11.00 të së shtunës, deri në orën 11.00 të së dielës












