Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, vazhdon të këmbëngulë me kërkesën e saj për zbatimin e statutit të PS-së sa i takon zgjedhjes së kreut të PS-së.
Edhe këtë radhë Hafizi tha se mbështet Blushin në kërkesën për të mbajtur zgjedhje për kreun e PS-së pasi mandati i kryetarit aktual ka mbi 2 vjet që ka mbaruar.
“
Mbështes Blushin në kërkesën për statutin. Mandati i kreut të PS-së ka mbi dy vjet që ka mbaruar. Duhet mbajtur gara për kreun e PS. Ka dhe të tjerë që e mbështesin këtë qëndrim”, është shprehur Hafizi.
Në takim me strukturat PS në Shkodër ishte dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Brenda 27 shkurtit në Shkodër do të zgjidhen kandidatët e Kongresit.











