Deputetit i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj, i njohur edhe si “kaubojsi”, prej një jave nuk ka drita në shtëpinë e tij në Lezhë. OSHEE i ka prerë energjinë elektrike Ndocajt në datën 8 shkurt, pasi ai ka rezultuar debitor. Shqiptarja.com shkruan sot se deputeti ka 14 kontrata për furnizim energjie me OSHEEnë, dhe në 13 prej tyre, ai ka konsumuar energji, të cilën nuk i ka paguar, duke shtuar kështu në faturën e tij personale edhe kamatëvonesat.
Aktualisht fatura e tij totale ndaj OSHEE-së, për 14 objektet në pronësi të tij, arrin në vlerëson e 19 milionë lekëve të vjetra. Në terma fikse, fatura është 1 915 846.04 lekë të rinj. Deputeti që ekspozon makina luksoze dhe bamirësi të shpeshta, duket se ka anashkaluar një detyrim shtetëror, shtuar këtu edhe aksionin qeveritar për pagesën e faturave të energjisë. Këtë aksion Ndocaj nuk e ka parë si një mundësi për të shlyer detyrimet, por kjo i ka kushtuar me ndërprerjen e energjisë











