Fund tragjikë ka pasur një 35-vjecar të cilit i ka rrëshqitur këmbanga tarraca teksa ishte duke punuar, dhe për fat të keq e ka marrë rrjedha e lumit me vete.
Policia e Tiranës njofton se më datë 13.02.2016, në vendin e quajtur Frutikulturë, Kamëz, shtetas shqiptar Nazmi Buçi, 35 vjeç, duke punuar në taracën e shtëpisë së tij, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në Lumin e Tiranës.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e tij. Në vendngjarje po shkojnë dhe polumbarët e Reneas.












