Pas plagosjes së dyshimte më se tre javë më parë, gjyqtari Artan Gjermeni ende nuk ka mundur të marrë mbrapsht sasinë e parave dhe eurove që u sekuestruan në automjetin e tij, tip “Smart”.
Ndërsa dosja hetimore u transferua nga prokuroria e Tiranës në atë të Durrësit, mësohet se njerëzit e akuzës në qytetin bregdetar, kanë refuzuar kthimin e shumës prej rreth 20 mijë euro te gjyqtari Gjermeni.
Mësohet gjithashtu se kjo shumë është ngrirë në një llogari bankare.











