Ka përfunduar takimi midis Presidentit Bujar Nishani dhe Kryeparlamentarit Ilir Meta. Takimi është zhvilluar në Presidencë dhe ka zgjatur 20 minuta. Besohet se tema e diskutimit midis tyre ka qënë Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky takim vjen një ditë pas përplasjeve dhe debateve që ndodhën ditën e djeshme midis mazhorancës dhe opozitës për Byronë Kombëtare të Hetimit. Pas takimit me Presidentin Meta ka nisur një tjetër takim me Ramën dhe me minstrat e LSI dhe PS.











