Një person është arrestuar me kartëmonedha, euro, false si dhe me lëndë narkotike të tipit kanabis sativa.
Shërbimet e Policisë së Vlorës bëjnë të ditur se pas një pune hetimore 2-mujore, kanë finalizuar operacion e koduar “Kartmonedha”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Florjan Kasneci, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë, sepse në biznesin e quajtur fast-food “Kristal” në pronësi të personit E. M., Florjan Kasneci ka blerë disa produkte ushqimore duke përdorur 1 kartmonedhë 50 euro të falsifikuar.
Në momentin e kapjes në flagrancë, këtij personi iu gjetën të fshehura në xhep edhe 1000 euro (10 copë të prerjes 100) të dyshuara si të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar 20 euro të tjera të falsifikuara si dhe një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 2 kg të llojit “cannabis sattiva”.
Nga hetimet e kryera, Policia ka dokumentuar se ky shtetas është autorë i dy ngjarjeve të tjera, për të njëjtën vepër penale konkretisht: më datë 05. 12. 2015, në farmacinë e quajtur “Era 2”, ka blerë disa produkte farmaceutike duke përdorur 50 euro false; më datë 12. 01. 2016, ka blerë një palë syze te S. K., duke përdorur 50 euro false.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi & shitja e lëndëve narkotike”.
I arrestuar
Florjan Kasneci, 28 vjeç, banues në Vlorë
Sekuestruar
– 1070 Euro false (në total),
– 2 kg lëndë narkotike të llojit “cannabis”,
– 1 automjet tip “AUDI” me targë: AA 721 EL,
– 1 aparat celularë












